TIRANË- Zyra e zëvendëskryeministres teknike Ledina Mandija ka referuar në Prokurori punësimet në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Zyra e zv.Kryeministrit, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.473, datë 1.06.2017, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, shoqëri, e cila ka varësi direkt nga Bashkia e Tiranës se pas datës 26 maj 2017 në të janë punësuar 18 shtetas dhe janë larguar 7 në shkelje të Kodit Elektoral.

Informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore përfshire këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror.

Zyra e zv,Kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar si dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar ne Kodin Penal.

Zyra e zv.kryeministres thekson edhe njëherë se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: