Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Sarandës, me rastin e 34-vjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”, ra në sy edhe pjesëmarrja e Kiço Mustaqit, ish-ministrit të Mbrojtjes në kohën e diktaturës dhe ish-anëtarit të Byrosë Politike, si i ftuar nderi.
takimi
Referuar fotos së siguruar prej “BalkanWeb” nga ky aktivitet, Mustaqi, dallohet qartësisht në tribunën ku krah tij ishin ulur edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
PETRO-KOCI
Në një reagim për “BalkanWeb”, Koçi është shprehur se “Kiço Mustaqi nuk ishte i ftuari im në atë ceremoni, unë ashtu si edhe ai isha vetë i ftuar. Ceremonia nuk ishte organizuar nga ministria e Mbrojtjes. Pra nuk ishte një ceremoni zyrtare. Mund t’ju them se ishte një drekë me rastin e 34-vjetorit të Divizionit “Asim Zeneli” ku isha i ftuar të merrja pjesë dhe në të cilën mbajta edhe një fjalë të rastit”, – është shprehur Koçi për “BalkanWeb”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb