Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, erdhi mbështetja e PPE, përmes zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Europiane, Alojz Pertele, që ishte i pranishëm sonte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe iu drejtua qytetarëve me një mesazh.

“Jam këtu, sepse ne besojme tek e ardhmja dmeokratike dhe europiane për Shqipërinë. Jam i nderuar sot, të jem këtu mes jush, sepse Presidenti i grupimit më të fuqishëm politik në Europë, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul më kërkoi t’iu mbështesja ju për fitoren e PD, ai kërkon që të djelën ne të fitojmë së bashku. Ne në Partitë Popullore Europiane jemi krenarë që Partia Demorkatike e udhëhequr nga Basha është anëtare e familjes politike më të madhe në Europë dhe ne jemi bashkë sepse ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ambicje për Shqipërinë. Ju keni shumë miq të mirë pranë Partisë Popullore Europiane por edhe në shumë vende të tjera, dhe kam kënaqësinë që ju jeni këtu sot përballë shqiptarëve me një vizion të qartë dhe me një strategji të mirëorganizuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për zhvillimin e të ardhmes suaj. Dhe ta dini që ata janë tejet të angazhuar më të sigurtë, për një të nesërme më të sigurtë, për një ekonomi më të fortë për Shqipërinë.

Falë lidershipit të kreut të PD, Basha, shoh kaq shumë të rinj sot që duan të jetojnë në Shqipëri, të rinj që duan të krijojnë vende pune në Shqipëri, të rinj që duan të drejtojnë vendin e tyre. Dua t’iu përgëzoj, nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë të rinj në një miting politik. Urime për rininë tuaj!

Unë nuhas fitore të djelën, unë shoh energjinë tuaj.

Do doja tiu flisja me disa fjalë shqip në fund;

Ju uroj fitore të djelën,

Koha për Republikën e Re është tani,

Koha për Kryeministrin Basha!”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb