Azdren Llullaku zgjedh skuadrën e tij të re. Futbollisti I kombëtares shqiptare zyrtarizoi largimin nga Gaz Metan për të vazhduar karrierën e tij me skuadrën e Astanës në Kazakistan.

Lajmi që qarkullonte prej kohësh është konfirmuar nga kjo foto, ku Llullaku shfaqet me menaxherin e tij menjëherë pas firmës në kontratën e re.

Po ashtu janë zyrtarizuar edhe detajet financiare që lidhin mesfushorin me tipare sulmuese me skuadrën e tij të re.

Te kampionët kazakë, Llullaku do të fitojë 500 mijë euro në sezon, ndërsa të ardhurat mujore të tij do të jenë 15 herë më të larta se te rumunët e Gaz Metan. Këto shifra duket se kanë bindur futbollistin 28-vjeçar të zgjedhë Astanën, pasi në garë për të ishin edhe skuadra të tjera.

Një tjetër aspekt që ka bindur Llullakun të transferohet në Kazakistan është skena europiane që I ofron skuadra e re. Si kampione e vendit, Astana luan në play-off e Ligës së Kampioneve edicionin e ardhshëm, ndërsa ka të sigurt, gjithmonë nëse nuk kualfikohet, një vend në grupet e Ligës së Europës.

Azdren Llullaku ishte një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur në merkato, pas ecurisë së tij record në kampionatin rumun, pasi me 16 gola ai ishte një nga shënuesit më të mirë të Europës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: