Pas fjalëve vjen edhe konfirmimi. Tekniku i ri i skuadrës së Barcelonës për dy vitet e ardhshme do jetë Ernesto Valverde. Ish-tekniku i Athletico Bailbao do firmosë në ditët në vijim kontratën dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, gjatë një konference për shtyp bëri të ditur lajmin dhe detajet e marrëveshjes me teknikun e ri që zëvendëson Luis Enrikue-n.
valverde1-470x399
Më pas, konfirmimi erdhi edhe nëpërmjet faqes së Twitter të klubit spanjoll, i cili i uroi mirëseardhjen teknikut të ri.

“Valverde ka aftësitë, përmbush kriteret dhe ka njohuritë dhe eksperiencën e duhur, ai është një adhurues i futbollit të bazës dhe ka një stil loje e mënyrë pune të njëjtë me atë që bëjmë ne këtu. Është i apasionuar pas aplikimit të teknologjisë në stërvitje dhe në menaxhimin e ndeshjeve”, shpjegoi Bartomeu arsyet që kishin shtyrë bordin t’i besonte teknikut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb