Sonte në orën 20:45 starton kampionati për ekipin e Milan, por pak momete para këtij çasti, klubi kuqezi mendon t’i dhurojë një tjetër kënaqësi tifozëve.

I shumëkërkuari në merkato për majën e sulmit, kroati 29-vjeçar Nikola Kalinic, shumë shpejt do të zbarkojë në Milano për të nënshkruar me “djallin”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian i cili me një status në “facebook” nënkupton se për futbollistin e Fiorentinës gjithçka është mbyllur.
kalinic-milan-470x550
“Mirsevjen te Milan Nikola Kaliniç” shkruhet në postimin e “djallit”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb