Pas zbulimit të akordit nga mediat italiane, nuk ka vonuar shumë dhe Partizani ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato.

Mesfushori Erik Herrera ka firmosur kontratë një vjeçare me “demat” dhe ditën e premte do t’i bashkohet skuadrës në Kasha të Italisë, ku Partizani do të zhvillojë dhe fazën përgatitore.

25-vjeçari nga Panamaja luan si mesfushor krahu dhe në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Avelinos, Riminit, Leçes, Melfit dhe Paganeses. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb