Pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme, konfirmohet zyrtarisht një nga emrat e maxhorancës për në Komisionet e Vettingut. Mësohet se PDIU ka zgjedhur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizin si përfaqësues për në Komisionin e Vettingut. Ndërkaq priten emrat e tjerë të PS-së dhe LSI-së

Kryeministri Edi Rama, kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryemnistrisë Ëngjëll Agasi dhe deputeti Fatmir Xhafaj zhvilluan një takim në vilen qeveritare me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ministrin e Drejtësise, Petrit Vasili për këtë çështje.

Ndërkohë Partia Socialiste nuk ka vendosur ende për emrat që do të propozojë për Komisionet e vettingut. Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: