Talenti 17-vjeçar shqiptar, Marash Kumbulla ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, teksa ka nënshkruar deri në vitin 2020. Mbrojtësi qendror, është zyrtarizuar nga klubi italian dhe tashmë ai do të nisë një karrierë si profesionist, teksa ka nënshkruar kontratën e parë.
Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me të rinjtë në 21 takime, madje ka shënuar edhe 2 gola. Përveç rolit të mbrojtësit të qendrës Kumbulla luan edhe në mesfushë në rolin e “shkatërruesit”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb