Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti deklaron se zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është pjesë e lobeve të Sorosit.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Alizoti tha se një vend që është kulmi i demokracisë nuk mund të thotë ‘që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën’. Sipas tij, Yee është pjesë e administratë së vjetër.

“Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër. Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!”, tha Alizoti.

I pyetur nëse Yee flet në emër të Sorosit dhe jo administratës amerikane, zyrtari i PD tha: Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj”, tha ai, duke shtuar se edhe ‘pozicioni i ambasadorit në Shqipëri është i njëanshëm’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb