TIRANE- Me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kanë filluar edhe kandidaturat për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Një nga emrat e përfolur si kandidate për këtë detyrë, është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi.

Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb