Të dëbuar nga Champions League, të akuzuar nga Uefa, por kur kthehen në Shqipëri, korçarët janë thjeshtë të pamposhtur. Historia është e njëjta, ndryshojnë vetëm protagonistët, në fund ata që fitojnë janë gjithnjë bardhekuqtë. Nën drejtimin e Andrea Agostinellit, Skënderbeu e nisi këtë sezon ashtu siç mbylli të fundit, mposht Flamurtarin. Vlonjatët edhe këtë vit projektojnë në letër një ekip të madh por në fushë janë sërish ajo skuadër që shfaq shumë probleme. Në debutimin e parë, golashënuesi është sërish i njëjtë, është sërish Hamdi Salihi ai i cili finalizon çdo aksion të korçarëve, mirë apo keq. Kjo ishte një sfidë e gjitha për të, gaboi një 11 metërsh, përmirësojë shënjestër në fund duke e mbyllur sfidën e parë më një “dopjetë”. Skënderbeu mund të ndryshojë trajner por jo filozofi, loja spostohet menjëherë nga krahët, ritmi është i lartë dhe pas vetëm 3 minutash lojë ishte Miçi që tentoi kuadratin me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Takimi u ndërpre për pak minuta, Osmani pësoi një goditje të fortë në kokë që alarmojë jo pak stafin mjekësorë të Skënderbeut. Trajneri Italian e nisi premierën e tij me një zëvendësim të detyruar pas vetëm 7 minuta lojë. Jashanica zë vendin e Osmanit që largohet nga stadium me autoambulancë. Skënderbu-Flamurtari fillon shumë shpejt të respektojë pritshmërinë ndaj këtij takimi teksa në minutën e 16-të Gledi Miçi fiton një 11-metërsh pas një faulli të Dushkut në zonë. Askush nuk proteston ndaj vendimit të gjyqtarin Alla. Nga pika e bardhe e penalltisë, Salihi nuk tregohet i saktë. Halilaj i kupton krahun duke ndalur golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar. Hamdi Salihi bën shumë shpejt autokritikë, korrigjon shënjestrën dhe kalon Skënderbeun në avantazh. Atë që shkodrani nuk e bëri dot nga 11 metra distance e bën në minutën e 24-të.

“Ujku” i gjen shumë mirë kohën topit dhe me kokë i shënon një gol tipik të tijin. Festa është e gjitha për korçarët që shijojnë në këtë mënyrë golin e parë sezonal. Në një kohë kur Skënderbeu dominonte totalisht takimin, në shansin e parë në mundësinë e parë që iu krijua Flamurtari ndëshkoj. Shkodrani me një të majtë te thatë nga jashtë zonës mposht Orges Shehin duke rikthyer baraspeshën në minutën e 41-të (1-1). Skënderbeu është shpërthyes në fillimin e pjesës së dytë, brenda dy minutave fillimisht godasin shtyllën pingule ndërsa më pas Salihi shpërdoron një tjetër rast flagrant. Në të 47-ën shkodrani gabon edhe më afër portës, gjuan fort por mbi traversë. Skënderbeu e humbet disi rrezikshmërinë në sulm në kalimin e minutave, për të zgjuar Haliajn mendon një qendërmbrojtës.

Radas del shumë përpara shënjestron kuadratin por gjuajtja e kroatit nuk ka forcën e duhur. Hamdi Salihi në të mirë dhe në të keq është protagonist absolute I këtij takimi. Në minutën e 82-të shkodrani bën gjithçka vetë, fiton duelin ajror me Lukiç duke e detyruar të prek topin me dorë. Gjyqtari i takimit nuk heziton duke akorduar sërish 11-metërsh. Do ishte e vështirë që Salihi të gabonte dy herë brenda një ndeshje, në tentativën e dytë është perfekt duke gjetur trekëndëshin e Halilajt. Të gjithë shpërthejnë në festë për këtë gol që nuk fund rezultoi të kishte shijen e tre pikëve.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: