BEOGRAD-Qytetarët e Serbisë e kanë vënë në dilemë përkushtimin e tyre ndaj integrimeve evropiane dhe orientimit drejt Perëndimit, duke shprehur më shumë lidhshmëri me Rusinë.
Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga qendra hulumtuese Instituti Ndërkombëtar Republikan në Serbi [IRI].

Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të anketuar, 50 për qind thanë se do të votonin kundër ose do të abstenonin në rast të mbajtjes së një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rreth 94 % të qytetarëve të anketuar mendojnë se është në interes të Serbisë të mbahen lidhjet e fuqishme me Rusinë, në krahasim me 71 për qind prej tyre që favorizojnë BEnë dhe 65 për qind të tjerë, të cilët mendojnë se marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara janë në interes të Serbisë.

Të pyetur pse e shohin Rusinë si mbrojtësin më të madh të interesave të tyre, 48 për qind e të anketuarve kanë përmendur lidhjet historike, qëndrimin e Moskës karshi Kosovës dhe rezistencën ndaj Perëndimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: