Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas akuzave se ka lidhje me kushëririn e tij trafikant droge, Moisi Habilaj.

Pas përgjimeve të autoriteteve italiane, Spiropali thotë se ndihet e shokuar “nga çorba e gatuar prej atyre dy te damkosurve nga policia italiane, ku emri i Saimirit hynte e dilte ne bisedat e tyre te ndyra”. Sipas Spiropalit askush në Shqipëri, nuk mund ta dijë me siguri se çfarë bëjnë kushërinjtë.

Statusi i plotë

Per ata qe nuk e dine dhe mbase jane shume, dua ta bej shume te qarte: Nuk kemi ndonje miqesi me njeri-tjetrin po respektohemi. Por edhe une hyj tek ata qe e kane besuar dhe mbeshtetur Saimir Tahirin. Per energjine e admirueshme. Per aftesine per te bindur njerezit. Per shume gjera te pamendueshme me pare qe beri ne krye te sektorit me te veshtire, duke e kthyer policine e shtetit nga shpartallina folklorike ku e katandisen Lulzim Basha ne krye e Flamur Noka ne bisht, ne nje model transformimi pozitiv.

Edhe une si te gjithe jam e shokuar nga çorba e gatuar prej atyre dy te damkosurve nga policia italiane, ku emri i Saimirit hynte e dilte ne bisedat e tyre te ndyra.

Edhe une dua ta di te verteten per lidhjen e tyre te pretenduar me Saimirin dhe besoj si çdo njeri normal qe te verteten mund ta mesojme vetem nga hetuesit e nga gjykatesit.

Po kjo çorba e politikes opozitaruce me krimin me neverit fiks po aq sa ç’me neverit çorba e dy palo kusherinjve te dhjete ne plehbisedat e tyre (O zot kush sot ne Shqiperi mund te thote me siguri çfare bejne kusherinjte?! Saliu ishte kryeminister dhe jo nuk e dinte çfare bente, po as e njihte burrin e motres se gruas se tij, i cili la kockat ne Gerdecin e Saliut dhe djalit te tij qe zilepsi edhe Hollivudin!).

Nuk ka shkuar aq ne djall e verteta ne kete vend, sa te na e tregoje Saliu, Luli dhe PD e rrenave qe plasen edhe vete Jozefinen! Nuk ka rene aq poshte pazari i mendjes ne Shqiperi, sa te shesin mend keto figura qesharake dhe te tjera qe s’ia vlen t’u permendesh as emrin, te cilet lidhjen me te verteten e me arsyen e kane tek priza e pushtetit, pa te cilin nuk dine as te qeshin si njerez, jo me te mendojne si njerez! Nuk ka shans qe dy palokusherinj te dhjete te nje deputeti socialist, dalte ky te jete edhe djalli vete, te ndyjne mandatin e 25 qershorit permes gojes se nje tufe humbesish, te cilet turpin e hane me genjeshtra dhe cipen e lekures e kane bere shtroje per t’u ulur ne krye te opozites!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: