Nga: ZONJA KATERINA
500 gr perime të freskëta
1 filxhan makarona yll
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
1 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
Xhinxhër, limon
1 litër ujë
1 koncentrat pule

Vendosim në tenxhere vajin dhe gjalpin. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët dhe i kaurdisim. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 2 minuta, më pas shtojmë buljonin dhe sapo të marrë valë shtojmë makaronat yje dhe dy feta xhinxhër. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta dhe më pas e servirim sipas dëshirës me majdanoz dhe pak lëng dhe cipë limoni.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb