TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një takim të organizuar për Diasporën dhe Migracionin, deklaroi se qeveria do të ndërmarr vitin që vjen një projekt për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Teksa i shprehu komplimente ministrit për Diasporën Pandeli Majko për projektin, Rama nuk kurseu falënderimet edhe për përfaqësuesit e LSI-së.

Mes të tjerash Rama theksoi se në këtë tryezë duhet të ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD-së, për interesa më të mëdha se ato politike, që lidhen me çështjet kombëtare.

“Dua të falënderoj kolegun Pandeli Majko, i cili jo thjesht ka organizuar këtë tryezë kaq përfaqësuese, por që aty të gjendet një dokument i rëndësishëm që kemi synim ta çojmë para; regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që do dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri dhe me të njëjtin sens të interesit të përbashkët që përfaqësuesit e kësaj pjesë të opozitës iu përgjigjen ftesës, të kishim këtu përfaqësuesit e opozitës kryesore, të PD. Pasi kjo është një nga ato temat që nuk kanë qasje as majtas dhe as djathtas, por edhe kombëtare. Falënderoj edhe përqafuesit e vendeve mike partnere që janë të pranishme.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: