TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar lajthitje të radhës nga kryeministri Edi Rama vendimin për të taksuar biznesin e vogël.

Vasili citoi dy fragmente nga fjala e Ramës në kohë të ndryshme, kur ai i hiqte taksën biznesit të vogël dhe tani që ai e përfshin në skemën e TVSH-së.

“Grupi mori në shqyrtim qëndrimet e mbajtura lidhur me biznesin e vogël dhe vendosjen e tvsh-së nga kryeministri. Kemi dëgjuar edhe lajthitjet e kryeministrit që rrjedhin nga ajo që ky është i paaftë, i paditur, s’di ç’thotë, e të tërë ata që bëjnë sikur dinë diçka, gabojnë.

Po citoj, kryeministrin në kohë të ndryshme:

Nëntor 2015 – Ja hiqte detyrimet biznesit të vogël thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ia dedikoj juve, këto para do të jenë për ju, për ata që vetëpunësohen. Binzesin e vogël e kemi aleat në luftën kundër informalitetit.

Tetor 2017: i Vë taksën, s’duhet që tvsh të bjerë në xhepin e një g rupi të pasurish, ka biznese që qahen si të vegjël, por nuk janë të tillë.

Këtu oligarkët u shprehën të lumtur, me këtë vendim.  Këtu rrezikojnë mijëra biznese, por ky kryeministër është i lajthitur

Vasili u nuk u kursye me deklaratat e tij, ndërsa i sugjeroi Ramës që t’i lërë shpjegimet në ‘Facebook’.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se po s’u dhanë përgjigjet e qarta klientët dhe baronët e drogës do mbajnë telekomandën e pushtetit.

“Kryeministri të lërë shpjegimet e ‘FB’. Të premten që lamë pas, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët për reformën zgjedhore. Thelbi dhe dy shinat ku duhet të ecë reforma, në rast se është e besueshme është që të ndalohet me çdo kush shit-blerja e votës dhe përfshirja e kriminelëve në fushatë zgjedhore. Kjo do të çonte në zhytjen e vendin në antidemorkaci të thellë. Po s’u dhanë këto përgjigje të qarta klientët dhe baronët e drogës do mbajnë telekomandën e pushtetit dhe vrasin të drejtën e pasurojnë oligarkët.”, përfundoi Vasili.
 (e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb