KOSOVË

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij Luan Haradinaj në 45-vjetorin e lindjes.Vëllai i shefit të qeverisë kosovare ra dëshmor në betejat kundër serbëve për liri e pavarësi, ndërsa kontributi i tij është gdhendur tashmë në memorien historike të Kosovës.


“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”-shkruan ai.


(n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: