FRANCË

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të udhëtojë për në Paris të shtunën për t’ju bashkuar festimeve të ditës kombëtare të Francës.

Ajo do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me të ftuarit e tjerë në paradën tradicionale ushtarake që zhvillohet gjatë Ditës së Bastijës në bulevardin Champs-Elysees.

Tema kryesore e festimeve të  këtij viti është bashkëpunimi europian. Presidenti i Francës ka ftuar në paradë forca nga Iniciativa Europiane për Ndërhyrje, një projekt i miratuar vitin e kaluar nga Franca, Gjermania dhe tetë vende të tjera të BE-së për të mundësuar një reagim të shpejtë ushtarak në rast krize.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb