Imami nga Bosnja, Selvedin Beganoviç, është goditur shtatë herë në gjoks nga islamistët ekstremistë, për shkak të predikimit të islamit paqësor në ligjëratat e tij.

Një person me mjekër të gjatë u fut brenda oborrit të xhamisë dhe e goditi imamin Beganoviç shtatë herë në gjoks duke bërtitur: “Tani unë do të të masakroj ty”. E goditi shtatë herë dhe iku nga vendi i ngjarjes.” Kështu e nis rrëfimin “Associated Press” për imamin Selvedin Beganoviç, i cili u ka mbijetuar të paktën tri sulmeve vetëm në muajin e fundit.

Beganoviç është i njohur për thirrjet e tij paqësore, shkruan Express. Ai thotë se “lufta në Siri nuk duhet të jetë lufta jonë. Xhihadi ynë është të luftojmë papunësinë në Bosnjë”, ka deklaruar Beganoviç në intervistën për AP.

Të paktën 150 persona nga Bosnja deri tani u janë bashkuar militantëve islamistë në Siri dhe Irak.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb