Tre ministra të qeverisë rumune dhanë dorëheqjen sot, një ditë pas vendimit të partisë së tyre, ALDE, për t’u larguar nga koalicioni i majtë në pushtet, një hap më shumë drejt krizës politike në një prej vendeve më të varfra të BE-së. Ministritë e ministrave të dorëhequr, Energji, Mjedis dhe Marrëdhënie me Parlamentin, i janë besuar tre ministrave të përkohshëm të dalë nga radhët e partisë Socialdemokrate (PSD), që tashmë është e vetme në pushtet, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, raporton ATSH.

Kryeministrja Viorica Dancila do të ketë më pas 45 ditë kohë për të emëruar në këto poste ministra titullarë dhe të marrë besimin e Parlamentit mbi ekipin e saj të ri.

Por PSD-ja nuk e ka mazhorancën e nevojshme në parlament pas largimit të ALDE-së nga koalicioni. PSD-ja ka 205 deputetë në një total prej 465 parlamentarësh.

Nëse dështojnë që të mbledhin mjaftueshëm vota për ekipin e ri qeverisës, socialdemokratët mund të detyrohen me legjislative të parakohshme para se të mbyllin mandatin në fund të vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: