Mbi një mijë ekspertë të trashëgimisë i bënë thirrje Emmanuel Macron për të mos u nxituar në procesin e restaurimit të katedrales Notre Dam dhe mos anashkaluar rregullat e mbrojtjes së trashëgimisë, në një artikull të publikuar nga e përditshmja ”Le Figaro”.

”Të mos fshijmë kompleksitetin e mendimit që duhet të rrethojë këtë proces restaurues pas një publiciteti për influencë”, bëjnë thirrje 1 170 kuratorë, arkitektë dhe pedagogë francezë dhe të huaj në këtë test të publikuar on line një ditë më parë, pasi presidenti francez premtoi të rindërtohet brenda pesë vitesh këtë objekt të rrallë të artit gotik, pjesërisht i shkatërruar nga një zjarr i rënë dy javë më parë.

”Le të marrim në dispozicion kohën e nevojshme për të gjetur rrugën e duhur dhe atëherë, po, të përcaktojmë një afat ambicioz për një restaurim shembullor’’, u shprehën ata.

Firmëtarët, në mesin e të cilëve kuratori i monumenteve kombëtare Laurent Alberti, kritikuan zgjedhjen e qeverisë për ta kaluar këtë proces restaurimi me një projektligj që autorizon përjashtime ndaj standardeve të mbrojtjes së trashëgimisë.

Zgjedhjet për restaurimin e monumentit duhet të bëhen me një qasje serioze, të mirë menduara dhe sipas etikës profesionale’’, vijojnë ata në këtë artikull me titull ”Zoti president, mos i braktisni ekspertët e trashëgimisë kulturore. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb