Rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Durrësin nga e gjithë bota çdo vit, ka sjellë si domosdoshmëri edhe shpalosjen e potiencialeve të reja, për të treguar Durrësin në të gjitha dinensionet e tij turistike. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se guidat e reja turistike në dispozicion të turistëve janë diskutuar në një takim të hapur midis studentëve të Durrësit dhe bashkisë së qytetit.
Studenti i vitit të dytë në degën “Guidë turistike” në UAMD, Ermest Sollaku ka krijuar tashmë një eksperiencë pune në këtë fushë dhe është në pritje të pajisjes me licencë, por puna me të huajt që vizitojnë vendin tonë ka vështirësitë e veta.
Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë ka bërë që kërkesa për guida turistike të rritet ndjeshëm.
Në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak mes përfaqësuesve të Drejtorisë së Turizmit dhe studentëve të UAMD-së që ndjekin degën “Guidë Turistike” theksi u vu tek prezantimi i guidave të reja një, dy apo tre ditore, të cilat do t’u ofrojnë të huajve një panoramë më të gjerë të të gjithë potencialit historik, natyror, kulinarisë, turizmit të aventurës etj, që qyteti 3000-vjeçar ofron.
Në prag të këtij sezoni të ri veror, Bashkia Durrës vjen me aplikacionin dhe webpage-n dedikuar turizmit www.visitdurrës.al, ku jepet një informacion mjaft i detajuar, shoqëruar me video dhe foto mbi atë çfarë ofron kryeqyteti shqiptar i turizmit. Kthimi i Durrësit në një destinacion gjithë vjetor, do u krijonte mundësi personave që shërbejnë si guida turistike të kenë një punë stabël.
Vitin e kaluar, Durrësin e vizituan 1.5 milionë turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta.
(Balkanweb)