TIRANE– Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes në Tiranë, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Nderkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emer i njohur ky për policinë si dhe Laert Hato. Mësohet se Martinaj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Hato ndodhet në spitalin e Traumës.
Informacion Paraprak
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(ed.me/BalkanWeb)