Mijëra njerëz dolën të martën në rrugët e Moskës dhe të Shën Petersburgut për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për të kufizuar lirinë në internet, ndërsa mbi 100,000 rusë të tjerë morën pjesë në paradën tradicionale të 1 Majit.

Federata e Sindikatave të Moskës tha se rreth 120,000 njerëz marshuan nga Sheshi i Kuq në rrugët kryesore të kryeqytetit, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Parada e Ditës së Majit është bërë një shfaqje e orkestruar e pushtetit nga autoritetet ruse, në vitet e fundit, dhe nga demonstruesit që refuzojnë të kritikojnë qeverinë.

Por, qytetarët protestuan të martën edhe kundër ndalesës që i ka vënë qeveria aplikacionit popullor të mesazheve Telegram, shkruan rel.

Protesta u organizua nga Partia Liberale e Rusisë, e cila tha se bllokimi i Telegramit është “turp kombëtar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb