Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, teksa ndodhet në protestën e Partisë Demokratike, foli për mediat.

Xhixho tha se 1 milion shqiptarë jetojnë sot në varfëri, sipas të dhënave të INSTAT. Ajo shtoi se vendi është në gjendje të rëndë, duke thënë se kjo diktaturë duhet të shkatërrohet.

Erisa Xhixho: Është e papranueshme që nuk arrijmë të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme prej këtij regjimi të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar. Shumë studentë, shumë të rinj zgjedhin të largohen nga vendi sepse kjo qeveri e ka bërë vendin të pajetueshëm. Çdo qytetar shqiptar do të luftojë në këtë betejë deri më datë 11 maj. Këtij regjimi i ka ardhur fundi, kjo është një betejë e qytetarëve dhe jo vetëm e opozitës.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb