Largimi i mbi 1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit nga Shqipëria, për drejtuesen politike të PD-së, Jozefina Topalli, është një alarm. Sipas saj, Diaspora e kësaj dekade, duhet t’i japë një përgjigje të fortë me votë qeverisjes socialiste, për të garantuar rotacionin politik.

Topalli thotë se PS, ka filluar presionet ndaj administratës, e gjithashtu po përdor ambasadat në funksion të saj.  Ka një pikë ku sipas Topallit, PS është përpara, luksi dhe paratë, për të cilat PD do kundërpërgjigjet me ndërgjegje dhe moral.

Drejtuesja Politike e PD-së në Diasporë, u kërkon shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri, të regjistrohen në faqen e KQZ-së, për të qenë votues në zgjedhjet e 11 majit.  Afati i regjistrimit është deri në datën 4 mars.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb