Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius u rendit në vendin e dytë në garën për “Topin e Artë”, pavarësisht se gjasat ishin të mëdha që ai të fitonte këtë trofe individual. Zhgënjimi është i madh për brazilianin, i cili sheh të humbasë 1 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan “Globo”, në kontratën e re të Vinicius me Los Blancos  përfshihej 1 milionë euro fitim, nëse futbollisti do dilte triumfues në ceremoninë e “Topit të Artë”. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe në këto kushte, Reali nuk ka përse të aktivizojë pagesën e kësaj shifre.

Kujtojmë që të hënën delegacioni i klubit spanjoll nuk udhëtoi në Paris për ceremoninë zyrtare, si notë proteste për faktin se kishin marrë informacione që Rodri do merrte çmimin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb