TIRANE 

Një muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre të parë, i cili peshonte 3 kg e 400 gram. Vogëlushi të cilin e pagëzuan me emri e veçantë Kajan ka ndryshuar jetën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortes së tij.

Ka qenë një muaj i mbushur plot dashuri për Erion Veliajn dhe për bashkëshorten e tij Ajola. Pak kohë më parë Ajola nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale bëri një dedikim të ëmbël për birin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kajan më 6 nëntor bëri 1 muajsh dhe sigurisht që në familjen e Erion Veliajt dhe Ajolës kjo datë është festuar. Çifti i ka bërë  vogëlushit  të tyre një tortë shumë të këndshme me krem të bardhë, e zbukuruar me engjëj prej sheqeri, ku shkruhej “1 muaj me Kajan”.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb