DURRES- Në ditën e 1 Qershorit, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka uruar fëmijët për festën duke premtuar se bashkia do të mbështesë fëmijët duke ndërtuar sa më shumë kopshte e çerdhe. Në sheshin para pallatit të kulturës, fëmijët kanë ndjekur edhe aktivitete e shumta festive që janë zhvilluar me këtë rast në sheshin para pallatit të kulturës.

Më pas, Dako së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kanë festuar me fëmijët me aftësi të kufizuara në një nga qendrat tregtare të qytetit bregdetar.

Dako tha para këtyre fëmijëve se bashkia do të krijojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme rrugore për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve të kësaj kategorie, ndërsa premtoi ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ku në të gjithë trotuaret do të ndërtohen ramba lehtësuese për lëvizjen e karrocave për fëmijët dhe të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar.

Ndërsa, ministri Klosi u shpreh se ndihet mirë që në ditën e parë të punës si ministër ta kalojë me një grup fëmijësh që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Klosi duke uruar fëmijët për festën e tyre tha se “më vjen mirë që qendra kulturore e fëmijëve në Durrës e ka menduar që këtë festë ta ndajë bashkë me fëmijët me aftësi të kufizuar dhe Ministria e Mirëqenies Sociale do të jetë gjithmonë në krah të tyre”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: