Sot mbushen një vit nga masakra me 3 gra të vrara dhe një të plagosur në kryeqytet. Dan Hutra më 1 mars të vitit 2023 shkoi me armë në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku e plagosi bashkë me nënën, dhe i vrau motrën dhe kunatën shtatzënë.

Më pas ai u largua nga Paskuqani, për të shkuara në familjen Kurti, ku ekzekutoi me armë Etleva Kurtin, motrën e njërit prej bashkëvuajtësve të tij në burg. Dan Hutra kishte ekzekutuar me armë gruan e tij vite më parë. Sot emisioni ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti, Alketa Hysa, ish-partnerja e Dan Hutrës ka thyer heshtjen. Ajo tha se sot është një ditë e dhimbshme për familjen e saj.

“Sikur sot ka ndodhur. (Qan). I bëj thirrje shtetit që të na mbrojë. Ai është shumë i rrezikshëm. Shteti ta shtrëngojë, se ai ça nuk bën. Ai nuk do të ndalojë, do të vazhdojë të bëjë këtë gjë deri sa të ketë jetë. Shteti nuk duhet ta tolerojë Dan Hutren asnjë minutë. Ai mendon akoma plane djallëzore si të dalë prej aty nga burgu. Ai do të vazhdojë prapë. Me intervistën e tij na vrau për së dyti.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: