SHBA

Këngëtari i njohur, Nick Carter dhe partnerja e tij, Lauren Kitt janë bërë prindër për herë të dytë. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar lajmin për “Us Weekly” dhe kanë treguar se janën bërë me vajzë dhe si nëna e fëmija janë shumë mirë.

Këngëtari i grupit “Backstreet Boys” e dha lajmin e shtatzënisë së Lauren gjatë muajit prill me anë të një fotografie shumë të ëmbël familjare.

Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më të bukura për Lauren dhe Nick, sepse gati 1 vit më parë ata përjetuan një ngjarje të trishtë. Kujtojmë që partnerja e tij abortoi një fëmijë dhe në atë kohë Nick e dha vetë lajmin përmes “Tëitter-it” e u detyrua të anulonte koncertet e tij.

Pak kohë pas abortit, Lauren dha një mesazh për të gjitha gratë duke thënë se kjo gjë mund t’i ndodhë kujtdo dhe se duhet të gjejnë forcë tek gjërat e bukura të jetës. Nick dhe Lauren kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin dhe në vitin 2015 u martuan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: