Ambasada gjermane në Prishtinë ka kujtuar 1-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në reagimin e ambasadës, thuhet se mosndëshkimi i Milan Radoiçiç për atë që ndodhi në Banjskë, i cili ka pranuar se është përgjegjës, krijon precedent me rrezik për sigurinë rajonale.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb