Suksesi i Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është i dhjeti në dhjetë vitet e fundit. Një sukses shumë i madh ky, duke parë dhe madhështinë e kundërshtarit, që në këtë periudhë ka fituar 2 tituj kampionë dhe 4 Champions League.

Gjatë kësaj dekade, ndeshjet e luajtura në kryeqytetin spanjoll kanë qenë 17, ndërsa Barcelona ka fituar në plot 10 raste, duke dominuar. Në të gjitha rastet janë shënuar dy gola e lart, ndërsa fitorja më e thellë është ajo e vitit 2009, kur katalanasit fituan 6-2.

Ja të gjitha triumfet blaugrana në kryeqytetin spanjoll. 2 maj 2009, Real Madrid-Barcelona 2-6, 10 prill 2010, Real Madrid-Barcelona 0-2, 27 prill 2011, Real Madrid-Barcelona 0-2, 10 dhjetor 2011, Real Madrid-Barcelona 1-3, 18 janar 2012, Real Madrid-Barcelona 1-2, 23 mars 2014, Real Madrid-Barcelna 3-4, 21 nëntor 2015, Real Madrid-Barcelona 0-4, 23 prill 2017, Real Madrid-Barcelona 2-3, 23 dhjetor 2017, Real Madrid-Barcelona 0-3, 27 shkurt 2019, Real Madrid-Barcelona 0-3.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb