Fill pas transferimit të Neymar te PSG, merkato ka ndryshuar rrënjësisht, klauzolat në kontratë janë thjeshtë detaje dhe shifra. Tregu i transferimeve pritet të jetë sërish shumë i nxehtë pasi të shumë janë yjet që mund të ndryshojnë destinacion, 10 prej tyre vlejnë minimalisht 100 milion euro:

Dybala
Dybala

Dybala(Juve)-vlerësohet 100 milion euro. Atletico Madrid, Bayern Munich e Man.United janë ekipet e interesuara për sulmuesin argjentinas

Eriksene
Eriksene

Eriksen(Tottenham)-vlerësohet 100 milion euro. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Real Madrid

Girezmann
Girezmann

Griezmann(Atletico Madrid)-vlerësohet 125 milion euro. Ka njoftuar lamtumirën, Barcelona pritet të jetë ekipi i tij i ri

Sancho
Sancho

Sancho(B.Dortumud)-vlerësohet 120 milion euro. Real Madrid dhe Man.City janë në garë

Pogba
Pogba

Pogba(Man.United)-vlerësohet 100 milion euro. Juve apo Real Madrid, kë do zgjedh Pogba?

Hazard
Hazard

Hazard(Chelsea)-vlerësohet 100 milion euro. Ekipi i tij i ardhshëm pritet të jetë Real Madrid

Isco
Isco

Isco(Real Madrid)-vlerësohet 100 milion euro. PSG pritet të jetë ekipi i ardhshëm

Felix
Felix

Joao Felix(Benfika)-vlerësohet 120 milion euro. Man.United dhe Barcelona janë të gatshme të paguajnë për talentin portugez

Coutinho
Coutinho

Coutinho(Barcelona)-vlerësohet 100 milion euro. Chelsea, Juve dhe PSG janë ekipe e interesuara për brazilianin
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb