Neymar u largua nga Barcelona për të mos qenë më nën hijen e Leo Messit dhe me shpresën se te PSG do të fitonte diçka të rëndësishme në aspektin personal, “Topin e Artë” mbi të gjitha, një ëndërr e cila është e destinuar të mbetet e tillë, të paktën për momentin. Mgjth transferimi në Paris bëri që Neymar për një moment të jetë mbi të gjithë, fitoi statusin e lojtarit më të shtrenjtë në botë me një shifër rekord 222 milion euro, shifër e cila e lejon të jetë ende në majën e listës më të kushtueshme në botë.

New Barcelona signing Philippe Coutinho (R) and FC Barcelona’s Vice President Jordi Mestre at Camp Nou on January 8, 2018 in Barcelona, Spain. The Brazilian player signed from Liverpool, has agreed a deal with the Catalan club until 2023 season. (Photo by Urbanandsport/NurPhoto/Sipa USA)

Në vendin e dytë me 145 milion euro qëndron Coutinho, kalimi i tij nga Liverpool te Barcelona bëri shumë buje por po aq bujë po bë fakti se Barça e ka nxjerr në shitje.

Mbappe
Mbappe

Podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë e mbyll Kylian Mbappe me 135 milion euro. Sipas të gjithë gjasave sulmuesi francez pritet të marrë vendin e Neymar sezonin e ardhshëm ku është projektuar një kalim i tij te Real Madrid.

Joao Felix
Joao Felix

Është vetëm 19-vjeç po Joao Felix ka shkruar menjëherë historinë duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë te Atletico Madrid. 127 milion euro i kushtoi Atleticos transferimi i sulmuesit portugez.

O.dembele
O.dembele

Në vendin e 5-të me 125 milion euro pozicionohet Dembele, një tjetër dështim i Barcelonës, një sulmues që u transferua me shumë buje por që është vendosur shumë shpejt në listën e lojtarëve që mund të largohen.

Ronaldo
Ronaldo

Me 117 milion euro, C.Ronaldo u transferua nga Real Madrid te Juventus, në Itali u pagëzua si goditja e shekullit.

Pogba
Pogba

Pogba është një nga lojtarët më të kërkuar në europë, tre sezone me parë u largua nga Juve te Man.United për 105 milion euro, francezi renditet në vendin e 7-të.

Bale Real Madrid
Bale Real Madrid

Gareth Bale vijon të jetë pjesë e listës së lojtarëve më të shtrenjtë në botë pavarësisht se Reali e ka nxjerrë në shitje, një futbollist që i kushtoi presidentit Perez 101 milion euro.

Hazard Reali
Hazard Reali

Në vendin e 9-të kemi të ardhmen e Realit, Eden Hazard, një operacion që i kushtoi klubit spanjoll 100 milion euro.

Ronaldo Real Madrid
Ronaldo Real Madrid

C.Ronlado është një nga lojtarët më të mirë në botë, është i vetmi futbollit që renditet dy herë në këtë listë. 94 milion euro i kushtoi Ronaldo presidentit Perez dhjetë vite me parë, në atë kohë Ronaldo ishte lojtari më i shtrenjtë në histori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb