Ushtria izraelite ka bërë të ditur të martën se ka shpëtuar një peng 52-vjeçar i cili po mbahej nga Hamasi në Gaza, që nga 7 tetori.

Pengu Kaid Farhan Al-Qadi, është shpëtuar në Gazën jugore, kanë njoftuar Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) në një deklaratë, raporton CNN.

“Ai është në një gjendje stabile shëndetësore dhe është transferuar për kontrolle mjekësore në një spital. Familja e tij është njoftuar me detajet dhe IDF-ja është duke i shoqëruar ata”, thuhet në deklaratë.

Javëve të fundit IDF-ja ka gjetur edhe trupat e disa pengjeve në Gaza, gjatë operacioneve ushtarake atje.

Qindra njerëz janë marrë peng nga grupi militant palestinez gjatë sulmit të tyre në Izraelin jugor më 7 tetor, nga i cili kishin mbetur të vdekur edhe rreth 1,200 të tjerë.

Ky sulm ka shkaktuar luftën në Gaza, gjatë të cilës, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb