Në ditën ndërkombëtare të maleve të pastra, Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve për tiu bashkuar nismës 10 parqe në 10 ditë.
“Mirëmëngjes
dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.