BRITANI- Çdo person duke u rritur admiron një personazh dhe kërkon ta imitojë atë në çdo detaj.
10-vjeçari nga Britania e Madhe, Tom Moseleyn, ka kopjuar stilin e flokëve të futbollistit të Manchester City, Sergio Aguero.
Por, modeli i flokëve të tij ka shkaktuar shumë komente negative në shkollën ku ai mëson në Vinton. Për shkak të modelit të flokëve 10-vjeçari u përjashtua nga shkolla ditën e ditëlindjes së tij.

Për të anuluar këtë vendim, 10-vjeçari duhet të ndryshojë modelin e flokëve të tij ose duhet të vendosë kapele në kokë.
Prindërit e tij, Lisa dhe Kirk nuk e pranuan këtë vendim, por vendosën që mos ta dërgojnë Tomin në shkollë sepse sipas tyre, vednimi i shkollës është qesharak.

Ndërkohë, në një reagim të shkollës shpjegohet se këto janë standardet dhe se ato duhet të respektohen nga çdo nxënës.

https://www.youtube.com/watch?v=v8wwGAxipZk

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: