Një ditë pasi nxënësja 10-vjeçare u pickua nga gjarpëri në ambjentet e rrethimit të një shkolle private në Farkë policia nëprmjet një komunikate zyrtare ka bërë më dije ka nisur procedimi në gjendje të lirë për administratorin e një firme dezinfektimi.

Vajza aktualisht ëshë nën kujdesin e mjekëve në spital kashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit 40-vjeçari nën hetim dyshohet se nuk ka marrë masat për denzifektimin e ambienteve të shkollës.

Rezuton gjithashtu se shkolla private ku u regjistrua njarja ka nënshkruar një kontratë me firmën e denzifektimit në të cilën 40-vjeçari është administrator. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb