TIRANE- Dita e sotme shënon 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë.

Mesditën e së shtunës, rreth orës 12:05, një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm. Nga shpërthimi në këtë punishte pati edhe shumë dëme materiale pasi qindra shtëpi të zonës përreth u dëmtuan.

Ndonëse u klasifikua si një incident teknologjik, ende sot pas 10 vitesh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor vijon. Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit Dritan Minxolli u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg. Por më pas këta tre persona, pasi bënë disa vite burg, u liruan me kusht.

Ngjarja në atë kohë mori vëmendjen edhe të mediave botërore, ndërsa për historinë e Shqipërisë mbetet një ndër tragjeditë më të mëdha që ka tronditur vendin në këto 20 vitet e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: