Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones tha se AADF është sot organizata më e madhe amerikane që vepron në Shqipëri dhe po zhvillon sektorë të ndryshëm në vend.

Lyla Moses Ones deklaroi se SHBA-të kanë punuar dhe po punojnë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në shumë fusha.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones: Në emër të misionit në Shqipëri dhe të qeverisë amerikane jam e nderuar që jam këtu. Sot përgëzojmë punën e madhe të fondacionit dhe ky është një festim. Ky është një festim dhe shënim i vlerave që ndahen mes Amerikës dhe Shqipërisë. Këto vlera kanë çuar përpara zhvillimin përpara në Shqipëri dhe SHBA.

AADF po con përpara sektorin privat dhe ka sukses tregtar po ashtu ka përgjegjësinë për zhvillim të arsimit, të sipërmarrjes, eko-turizmit dhe shumë fusha të tjera. Përgëzojmë fondacionin për punën e saj. Fondacioi është i ngritur në bazë të parave që jepen nga populli amerikan dhe është organizata më e madhe që vepron në Shqipëri. Ju uroj sukses në vitet në vijim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb