PRISHTINE- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuvendit me këtë rast. Por kështu Kreu i Shtetit shqitpar ka marrë pjesë në ceremoninë e paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe ka zhvilluar takime me Presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare.

Pas këtyre aktiviteteve, Pesidenti Meta ka zhvilluar një takim kongresmenin amerikan Eliot Engel, si dhe me dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cilët i ka uruar për 10-Vjetorin e Pavaresisë së Kosovës.

teksa ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” disa foto nga këto takime, presidenti Meta shkruan: “Një ditë e mrekullueshme sot në Prishtinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb