FIER

Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Libofshës për programin “100 fshatra” tha se është koha që të gjithë të mendojnë për të kthyer shikimin drejt fshatit dhe agroturizmit.

Shefi i qeverisë shtoi se investimet në agroturizëm, krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe zhvillime në fushën sociale për banorët që jetojnë në zonat rurale.

Ai theksoi se ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe  shndërrimin e shtëpive të banorëve në bujtina të mirëfillta.

“Këtu jemi në një fshat, që ka fatin të trashëgojë 15 kisha, ku Ministria e Kulturës përmes programit të restaurimeve dhe në kuadrin e ndërhyrjes do të bëjnë punën e vet. Modeli i 100 fshatrave është një model zhvillimi ekonomik dhe social dhe ndërhyrjet që do të bëjmë synojnë jo thjesht transformimin e infrastrukturës, por nxitjen e iniciativës për të kaluar në një fazë të re të zhvillimit.

Është koha për të shkuar përtej kësaj. Është koha për të menduar për agroturizmin. Është një sektor, ku natyra i ka të gjithë komponentët për të ndërtuar një sistem agroturizmi dhe për të transformuar shtëpitë në bujtina, me qëllim që të kthehen si burim të ardhurash.

Italia rurale është e mbushur me shembuj të tillë. Ata që vijnë në këtë zonë, që janë potencialisht turistë nuk kërkojnë luks, por kërkojnë karakteristikat  e veçanta që kanë këto zona dhe zonat e tjerat ku shtrihen 100 fshatrat”,  tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: