Pas shkrimit të ‘The Guardian’ se kryeministri Edi Rama u ka premtuar të huajave të pasur përjashtim nga taksa për 10 vite, me qëllim marrjen e nënshtetësisë shqiptare për 100 mijë dollarë, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.


Përmes një mesazhi plot ironi Manjani ka komentuar premtimin e kreut të qeverisë shqiptare për pasanikët e huaj, duke shprehur habi, vjen me një ofertë se e shkëmben pasaportën e tij me gjysmën e çmimit.


“Qeveria do ofrojë pasaporta shqiptare për të huajt, për 100 000 Euro.
😲😲😲
Po mirë, po e ofroj pasaportën time për gjysmën e çmimit.
Preferoj në fakt ta shkëmbej me një pasaportë të një vendi të BE.
Nuk do ishte keq, apo jo?!.”, shkruan Manjani në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb