Momente ankthi dhe paqartësie për Neymar, jo vetëm për problemet ligjore por dhe për të ardhmen e tij futbollistike. Mjaftoi një deklaratë e presidentit Al-Khelaifi për të ndezur dhe një herë të ardhmen e yllit braziliani, i cili në asnjë moment nuk arriti të përshtatet ne Paris dhe në asnjë moment nuk e mohoi dëshirën e tij për tu rikthyer sërish në Barcelonë. Në Spanjë insistojnë, Neymar është shumë pranë rikthimit të tij te Barça për të formuar dhe një herë “MSN” e famshme.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” zbulon ofertën e parë në drejtim të PSG: 100 milion euro kesh plus 2-3 lojtarë. Në tavolinën e sheikut janë vendosur emrat e Umtiti, Rakitic dhe Dembele. Pas dy viteve në kryeqytetit francez, dy vite me shume ulje ngritje, me shumë dëmtime dhe mbi të gjitha me dështime të njëpasnjëshme në Champions League, Neymar po projekton rikthimin e tij në Spanjë.

Titte Neymar
Titte Neymar

Të gjithë e kanë bekuar një lëvizje të tillë, madje dhe trajneri i përfaqësueses braziliane, Titte: “Duhet të shkoj aty ku ndihet i lumtur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: