KORCE

100 vjetori i unifikimit të Rumanisë ështe kremtuar në Korcë, me nje ceremoni, pjesë e së cilës janë berë ministra të kabinetit qeveritar, autoritetet vendore si dhe diplomatë të disa përfaqësive diplomatike në vendin tonë.

Ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy kombeve si të shkëlqyera, ndërsa themelimin e Unionit Rumun, në vitin 1918 e ka cilësuar si një kontribues të cmuar për zhvillimet në Shqipëri, me mbeshtetjen që i ka dhënë levizjes së Rilindjes Kombetare dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

‘Sa herë kthehem ne Korcë është dicka e veçanteë. Është një qytet shumë i bukur. Jam këtu për përvjetorin tonë. Ne në Korcë kemi konsull të përgjithshem i cili ka organizuar një aktivitet shumë të këndshëm. Rumania feston 100 vjetorin e unifikimit të madh. Mund të them se Rumania është një vend mik i Shqipërisë.

Më tej diplomati rumun, ka garantuar mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese të Shqipërisë, duke inkuruajuar dëshirën e popullit shqiptar, për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë. Ne kemi nje minoritet shume të fortë këtu. Rumania do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë dhe shpresoj të jemi të bashkuar në Bashkimin Europian.”

Me anë të një postimi në Instagram Ministri Jashtëm Ditmir Bushati ka vlerësuar kontributin e Rumanisë duke përcjellë mesazhin “Edhe 100 vite së bashku” si dixhiturë të fotos ku pret tortën e 100 vjetorit të unifikimit të Rumanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb