Është stërgjyshe dhe është afër të 100-tave dhe në një fletë analize të spitalit thuhet se është shtatzënë. Doris Ayling kishte bërë një vizitë ku i ishte kërkuar analiza e urinës.
Nënë e tre fëmijëve, që gjithashtu janë pensionistë, thotë se data e saj e lindjes ishte në rregull, 22 nëntor 1915.

Spitali i Portsmouth e pranon gabimin dhe i kërkon falje djalit të saj, Brian, 76 vjeç.
Një ish kuzhiniere shkolle, Doris thotë: Unë jam gati 100 vjeç, si mund të jem shtatzënë?
“Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qenë shtatzënë që prej 70 vjetësh”, vijon Doris.
Brian, djali i saj, thotë se është shumë zbavitëse. Madje nëna e tij e kishte marr me sportivitet dhe të gjithë kishin qeshur. “Janë gjëra që ndodhin”, thotë Brian.

“Është një gabim i rrallë i administratës, dhe ne kemi kërkuar falje për çdo stres apo ankth që kemi shkaktuar”, ka thënë një zëdhënëse e spitalit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: