Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare”, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit, në shuma deri në 1000 mijë euro për operacionin e prostatës, apo 100 euro për synetllëk.

“Këto pacientë në thojza në vazhdimësi përpiqeshin të krijojnë kurth ndaj meje në çfarëdo forme. Përkushtimi, profesionaliteti, përballë egërsisë mediatike nuk ngadhënjejnë. Çdo bashkëqytetarë i imi, dhe i Shqipërisë, çdo pacientë dhe çdo bashkëpunëtor, e ka të qartë se ky kurth e ka për qëllim të dëmtoj imazhin tim. Nuk do të lejoj që këtë imazh që e kam krijuar për 23 vite ta dëmtoj dhe që nuk kanë të bëj asgjë me realitetin”, deklaroi zv/ministri Asim Musa.

Në vazhdim ai deklaroi se do të jep dorëheqje me qëllim që të zbardh deri në fund rastin.

“Në cilësinë e zv/ministrit të shëndetësisë, kisha nderin të veçantë tu shërbej qytetarëve dhe punën e kam bërë me shumë përkushtim. Nuk lejoj dot që kjo të rrezikohet nga propaganda politike. Ju njoftojë se kam vendosur të tërhiqem dhe të sqaroj këtë njollë që tentuan të ma bëjnë”, deklaroi mes tjerash Asim Musa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb