Një 54-vjeçare shqiptare ka përfunduar në pranga, pasi është përfshirë në një ngjarje aspak të zakonshme, ndërsa akuzohet për zhvatje. Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi kur një 22-vjeçare me origjinë nga Rumania kishte denoncuar zhdukjen e maces së saj, ndërsa kishte vendosur postera në të gjithë lagjen.

‘Ansa’ shkruan se ka qenë shqiptarja ajo që kishte gjetur kafshën shtëpiake, ndërsa kishte kontaktuar me të renë, ku ia kishte komunikuar këtë fakt. Por në vend që t’ja kthente macen vajzës, gruaja i kishte kërkuar 1 mijë euro në shkëmbim dhe më pas 300 euro.

  • foto galeri

E gjendur përballë shantazheve, 22-vjeçarja i ishte drejtuar policisë, ndërsa në bashkëpunim me këtë të fundit i kishte lënë takim shqiptares. Gruaja u arrestua në flagrancë nga policia, teksa po shkonte t’i dorëzonte macen vajzës së re. Pas arrestimit, gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’ për 54-vjeçaren.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb